Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, momentalisht ka 14.077 raste aktive me coronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 175.624 pacientë, ndërsa prej tyre 5.901 persona kanë humbur jetën.
Gjendja sërish është alarmante, për çdo ditë rritet numri i personave të hospitalizuar, ndërsa autoritetet shëndetësore vazhdimisht bëjnë thirrje për vaksinim.
Momentalisht Shkupi ka më së shumti raste aktive me 5.392, ndërsa më pas vjen Tetova me 2.016 dhe Gostivari me 1.221 raste aktive.
Nga dita e nesërme fillon edhe viti i ri arsimor, ndërsa Tetova, Gostivari dhe Struga për dy javë, shkollat e mesme do të ndjekin mësimin online. MASH po ashtu ka përgatitur tre skenarë për mësim në shkolla, e pari është me prezencë fizike, i dyti model i kombinuar dhe skenari i tretë është modeli i vjetshëm./Telegrafi/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...