Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore kishte 468 raste të reja me coronavirus, me çka numri i personave të diagnostifikuar që nga fillimi i pandemisë është 192.288. Të shëruar kishte 284 pacientë dhe 11 të vdekur.
SIiç njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë, nga 4.295 testimet kishte 468 raste të reja, prej të cilave më së shumti ka në Shkup me 227 raste.
Në Maqedoni deri tani, që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1.297.190 testime, ndërsa ka pasur 190.288 raste me coronavirus, kurse prej tyre 173.332 janë shëruar dhe 6.694 kanë humbur jetën.
Ndryshe, numri i rasteve aktive në Maqedoninë Veriore me coronavirus është 12.262./telegrafi/
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...