Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancë plenare duhet t’i verifikojë mandatet e deputetëve të rinj pasi paraprakisht disa deputetë u bënë kryetarë komunash në zgjedhjet lokale që përfunduan ditën e diel.
Zgjedhjet lokale 2021 sollën ndryshime në përbërjen e parlamentit pasi 6 deputetë fituan raundin e parë të zgjedhjeve. Bëhet fjalë për Kostadin Kostadinov nga LSDM, i cili tani është kryetar i Komunës së Strumicës. Ai do të zëvendësohet nga Ljubica Spasova me numrin 12 nga lista e partisë në zgjedhjet e fundit.
Timço Mucunski është kryetar i ri i Komunës së Aerodromit. Ai do të zëvendësohet nga Toni Jarevski nga VMRO-DPMNE, i cili ishte në vendin e tetë në listën e partisë dhe të koalicionit në njësinë e parë zgjedhore.
Kryetar i Komunës së Butelit tani është Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE. Ai në Kuvend do të zëvendësohet nga Zoran Kocevski, i cili ishte në vendin e tetë në listën e deputetëve në njësinë e dytë zgjedhore.
Ivan Jordanov nga VMRO-DPMNE është kryetari i ri i Shtipit, ndërsa në vend të tij në Kuvend vjen Dragan Kovaçki nga zona e tretë zgjedhore.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kryetarë komunash janë bërë edhe Kiril Peçakov nga VMRO-DPMNE në Ohër dhe Bilall Kasami nga BESA në Tetovë./alsat.mk/
Horoskopi ditor
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...