Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.938 teste, ndërsa janë regjistruar 444 raste me COVID-19.
Shkup – 190, Manastir – 43, Prilep – 27, Kavadar – 19, Koçani – 16, Veles dhe Strumicë – 15, Ohër dhe Berovë nga 13, Resnjë – 11, Kumanova dhe Shtip nga 10, Tetovë, Kërçovë, Gjevgjeli dhe Dellçevë nga 6, Kriva Pallanka dhe Kratova nga 5, Vallandova – 4, Negotin, Sveti Nikollë, Bogdanci, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica nga 3, Radovishi dhe Probishtip nga 2, Gostivari, Struga, Dibra, Vinica dhe Pehçeva nga 1.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 467 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 persona të vdekur: 3 të vdekur nga Shkupi (67, 75 dhe 79) dhe nga një të vdekur nga Manastiri (53), Velesi (59), Kavadari (81), Krusheva (84), Prilepi (66), Probishtip (73), Radovish (72) dhe Shtip (78).
Po ashtu, sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar 5 persona të vdekur me datë vdekje nga data 09.11.2021 deri më 16.11.2021. Janë regjistruar persona të vdekur nga Shkupi (2), Tetova (1), Strumica (1) dhe Manastiri (1). Të vdekurit janë të moshës 65-80 vjeç.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 211.382, numri i të shëruarve 195.624, numri i të vdekurve 7.406, ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 8.352./telegrafi/
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të V...
27 komuna përmbyllin numërimin e votave, më 1 janar vazhdon ...
Presidentja Osmani viziton FSK-në për fundvit
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...