Maqedonia nuk është vend në rrezik

15:32 | 7 Shkurt 2016
Arbresh.info
Edhe pse bota ëhstë vënë në alarm, në Maqedoni nuk ka rrezik për përhapjen e virusit Zika thonë epidemiologët duke sqaruar se në këtë p[eriudhë kohore në vend nuk ka mushkonja që janë bartëset kryesore të këtij virusi.
Ai mund të vjen vetëm përmes ndonjë personi të infektuar që ka udhëtuar në rajonet tropikale. Gjithsesi shpallja e rrezikut global, ka bërë që edhe institute I shëndetit public ta marrë me seriozitet sëmundjen e re që është krahasuar me Ebolën.
Edhe pse besohej se ai përcillej vetëm përmes mushkonjave, në SHBA këtë javë u zbuluar një rast ku virusi ishte përcjellë përmes mardhënieve intime.
Simptomat e tij janë kokëdhembje , ethe, pucrra dhe dhimbje të kyceve. Sipas mjekes Largime Jusufi Ballazhi, rreziku më i madh i përhapjes së virusit Zika është pickimi.
“Mundesia e vetme dhe e sigurt deri tani është pickimi, ndërsa mendohet që mundet edhe përmes dmth rrugës transplacentare nga nëna tek foshnja, rruga tjetër është me transfusion të gjakut, dmth personi që eshtë donatori ti ketë dhënë recipientit, marësit të gjakut, gjaku që ka Brenda virusin Zika, rruga tjetër është edhe me akt seksual që mundet të përcillet…janë këto qe organizta botërore e shëndetësise nuk ka dalë me një deklaratë qe kjo është sigurt 100% që mund ta shkaktojë këtë virus”, shprehet mjekja Largime Jusufi Ballazhi.
Edhepse përhapja e virusit Zika po ec me hapa të shpejtë, megjithatë sa i përet vendit tonë, nuk ka vend për panik.
“Në vendin tonë nuk kemi asnjë të raportuar me këtë infektim. Nuk ka vend për panik. Po vijmë në sezonin e mushkonjave, keshtu qe gratë shtatëzëna, është mirë që të mos bëjne panic që cdo mushkonjë që nuk do të jetë e llojit të mushkonjës së tigrit (aedes), do ta pickojë dhe do të bëj panic sepse mund të ngrej pak temperaturë”, shprehet mjekja Largime Jusufi Ballazhi.
“Përvoja e derita nishme tregon se virusi Zika në formën e lehtë, kalon për 4 deri më 7 ditë .  Nuk lë pasoja më të rënda dhe nuk ëhstë vërejtur ndonjë formë e rëndë e kësaj sëmundjeje deri tani”, shprehet mjekja Gordana Kuzmanovska nga instituti pë shëndet publik.
Virusi ka mbërritur tashmë edhe në Evropë. Ka të sëmurë në Itali, Britani dhe Spanjë, por të gjithë ata ishin kthyer nga udhëtimet në Amerikën Jugore dhe Karaibet.

Shpërndaje në rrjete sociale