Maqedonia është radhitur në vendin e 33-të në botë dhe e 17 në Evropë sipas indeksit të lirive ekonomike për vitin 2019-të çka e ka përpunuar, Heritage Foundation, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në raport thuhet se Maqedonia dhe më tej është vend i qëndrueshëm makroekonomik, ndërsa në performancat ekonomike vendore ka ndikuar kriza politike. Si vërejtje kryesore theksohen niveli i ekonomisë së zezë e cila përfshinë në mes 20 dhe 45 për qind nga BPV, shpenzime joproduktive publike, si dhe ekziston kornizë ligjore, por ka dobësi në zbatimin e tyre. Janë të nevojshme reformat strukturore të cilat do të drejtohen në luftën kundër korrupsionit dhe administratës së rënduar.
Maqedonia është radhitur si vendi më i mirë në rajon. Pas saj radhiten Bullgaria 37, Kosova 51, Shqipëria 52, Sllovenia 58, Serbia 69, Bosnja dhe Hercegovina 83, Kroacia 86, Mali i Zi 92 dhe Greqia 106.
Në raportin e Heritage Foundation janë përfshirë 180 vende të botës.
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...
Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet akt...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipe...
Ish-përfaqësuesi i Sllovakisë: Në rast se Skriniar mungon, m...