Numri i rasteve aktive me coronavirus në Maqedoni është 20.131 prej të cilëve 11.553 janë në Shkup. Edhe pse sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të reja shënon ulje dhe rritet numri i pacientëve të shëruar, megjithatë në ditë regjistrohen mbi 20 vdekje.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, lufta me krizën e coronavirusit do të vazhdojë edhe në fillim të vitit të ardhshëm edhe pse tendencat janë të atillë që numrat tregojnë se epidemia në një farë mënyre po shihet, ka më pak pacientë në spitale, më shumë terminë për testime dhe më shumë shtretër të lirë.
“Kjo nuk do të thotë se ne në mënyrë të plotë të do relaksohemi. Kjo luftë deri tani na mësoi se virusi është i paparashikueshëm dhe se mund të ketë befasi edhe më tej dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, tha Filipçe.
Filipçe po ashtu tha se vazhdon vendosja e spitaleve modulare në shtet dhe se po punoet në terren.
“Përfundon spitali modular në Shtip dhe Kërçovë, ndërsa prej sot fillojmë edhe në Strugë dhe Gostivar. Në 16 komuna, në rrethin e spitaleve, formojmë Qendra-kovid për trajtimin dhe mjekimin e pacientëve me coronavirus. Realizimi i shpejt është i mundshëm vetëm me bashkëpunim të përashkët dhe ndërinstitucional”, tha Filipçe./Telegrafi/
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin