Punonjësit e shëndetësisë dhe epidemiologët paralajmërojnë se për shkak të uljes së nivelit të imunitetit, vaksinimit jo të rregullt dhe frika e përgjithshme që mbterëton në mesin e prindërve ndaj vaksinave, ekziston kërcënim i madh nga përhapja e epidemisë së fruthit.
“Tek ne për momentin nuk ka të infektuar, por sëmundja po përhapet në afërsinë tonë dhe mund të transmetohet shumë lehtë. Në Maqedoni ka rënë numri i fëmijëve që marrin vaksinë kundër fruthit, lisë dhe shytave”, thonë epidemiologët.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron të rritet vaksinimi, në mënyrë që të shtohet edhe imuniteti i përgjithshëm. Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se nuk ka imunitet kolektiv në vendin tonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...
Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë...