Dërgesa e parë e vaksinave Pfizer, donacion nga Republika e Serbisë, arriti sot në vendkalimin kufitar Tabanoc. 4.800 vaksinat e para nga 8.000 vaksinat e planifikuara kundër Covid-19 iu dorëzuan Kryeministrit Zoran Zaev nga Presidenti Serb Aleksandar Vuçiq.
Dërgesa e vaksinave nga Serbia duhej të mbërrinte disa ditë më parë, por u shty për shkak të arsyeve teknike, për shkak të harmonizimit të dokumentacionit teknik. Bëhet fjalë për gjithsej 8.000 vaksina nga “Pfizer” që na jep Serbia, dhe të cilat kanë pritur për disa javë për aprovim nga prodhuesi në vend
Përveç kësaj dërgese, 200.000 doza vaksinash pritet të dorëzohen nga Kina, për të cilën u nënshkrua marrëveshje të hënën.
Deri dje, mbi 40,000 qytetarë kanë shprehur interes për vaksinim përmes aplikacionit online.
Ministria e Shëndetësisë informoi për AIM se 12.652 persona janë regjistruar për vaksinim përmes mjekëve amë.
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj