Maqedonia e Veriut përfundoi fazën ndërtimore dhe në qershor të vitit të ardhshëm do të ketë plotësisht funksionale qendrën e parë dhe të vetme për rikuperim nga katastrofat dhe sigurimin e punës në vazhdimësi.
TIK-Qendra e cila po ndërtohet me mbështetjen e Bashkimit Europian, është projekti i parë kapital i Ministrisë pas 20 viteve, i rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha para përfaqësuesve të Ministrisë dhe të autoriteteve lokale të Prilepit se me ndërtimin e këtij objekti, shteti do të jetë gati në rast të paaftësimit të sistemeve primare gjatë fatkeqësive.
“Qëllimi i ndërtimit të Qendrës për rikuperim nga katastrofat dhe sigurimi i punës së vazhdueshme, është ajo të sigurojë vazhdimësi në punë dhe kryerjen e aktiviteteve të nevojshme dhe ruajtjen e të dhënave në rast të katastrofave të mundshme natyrore apo atyre të shkaktuara nga ana e faktorit njeri.”
Ministri tha se me ndërtimin e këtij objekti, i cili është me rëndësi të jashtëzakonshme si për Ministrinë e Punëve të Brendshme, ashtu edhe për institucionet e tjera shtetërore, Maqedonia e Veriut dëshiron të jetë e përgatitur për të siguruar funksionim të sistemeve vitale informative në rast të paaftësimit të sistemit primar informativ për shkak të katastrofave natyrore apo katastrofave të tjera të shkaktuara nga ana e faktorit njeri. Në punën e kësaj qendre, krahas MPB-së mund të marrin pjesë të gjitha institucionet shtetërore të cilat kanë nevojë të tillë, në pajtim me kompetencat ligjore, tha Spasovski./abcnews.al
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...