Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot në Pogradec të Shqipërisë ka realizuar takim me homologun e tij nga Shqipëria, Sandër Lleshaj.
Siç informojnë nga MPB, dy ministrat kanë theksuar bashkëpunimin mes policisë së dy vendeve, sidomos mes policive kufitare, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në takim është biseduar edhe për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta të organeve kompetente të Maqedonisë dhe Shqipërisë në kalimin kufitar Qafë Thanë, që do të mundësojë shkurtimin e kohës së pritjes. Ky projekt quhet ‘One stop control’ dhe është në fazën përfundimtare para zbatimit me Serbinë”, thonë nga MPB.
Në takim, Spasovski dhe Lleshaj janë marrë vesh edhe për bashkëpunime tjera mes dy shteteve, para se gjithash në mbajtjen e mbledhjeve të rregullta, këmbimin e përvojave dhe parandalimin e emigrimit ilegal./Telegrafi/
“Nuk ishte diçka e bukur”, Trump akuzon Iranin për shkelje t...
Haradinaj kujton heroin Sali Çekaj dhe dëshmorët e brigadave
Abdixhiku: Sali Çekaj ra për të mos vdekur kurrë
Lojtari i Mallorcës shfaqet me fanellën e Kosovës
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, shpallen në kërkim 5 per...
Alarm për bombë në dy qendra tregtare në Shkup