Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev,pret që këtë javë të mbyllet çështja për ligjin e përdorimit të gjuhëve.
Në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të BeH-së Denis Zvizdiq, Zaev tha se debati për këtë çështje është i hapur tashmë prej nëntë muajsh dhe duhet që sa më shpejt të mbyllet.
“Të gjithë thanë gjithçka që patën, ndërsa pati edhe kohë të mjaftueshme për dialog. Ligji përfundimisht duhet të miratohet konform Kushtetutës dhe ligjeve. Me këtë do të mbyllet aspekti i fundit legalistik nga Marrëveshja e Ohrit. Të lëmë le të realizohet, le të ketë implementim të vetin dhe do të shohim se nuk është diçka e dhimbshme, e vështirë apo tragjike, por është diçka që do të mundësojë të kuptohemi më lehtë me njëri-tjetrin”, tha Zaev.
Për porosinë e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski se partia e tij do të japë mbështetje për planet reformuese të LSDM-së nëse ligji për gjuhët tërhiqet nga procedura kuvendore, Zaev vlerësoi se bëhet fjalë për “kopi pejst” nga deklaratat e ish liderit të partisë Nikolla Gruevski./Alsat.M/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit