Sot zyrtarisht në Maqedoni fillon fushata për zgjedhjet lokale të 15 Tetorit. Edhe pse më herët partitë politike kanë filluar parapërgatitjet e tyre zgjedhore, dje kandidatët komunal kanë nënshkruar kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa sonte në Pallatin e Kulturës në Tetovë, Teuta Arifi do të prezantojë fushatën e saj zgjedhore. Poashtu edhe mbrëmë, Lëvizja Besa, ka mbajtur konventën e parë të partisë në prag të zgjedhjeve lokale, ku janë prezantuar kandidatët për kryetarë komunash. Nga ana tjeter Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) para tre ditëve ka prezantuar kandidatet e saj që garojnë në zgjedhjet lokale. Aleanca për shqiptarët do të fillojë fushatën nga Tetova.
Ne kampin politik maqedonas, OBRM-PDUKM sonte ka hapjen e fushatës politike duke filluar nga Ohri, ndërsa LSDM ka paraqitur mbrëme kandidatët e saj. Fushata do të zgjasë deri më 13 tetor. Heshtja zgjedhore fillon më 14 tetor, ndërsa zgjedhejt lokale mbahen më 15 tetorë.
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë