Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike, kulturë, financim dhe buxhet dhe për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve.
Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike mes tjerash është edhe propozim ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për shoqatat tregtare.
Ndërkohë në Komisionin për kulturë do të shqyrtohet propozim ligji për bibliotekat dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ndërsa në kuadër të komisionit për financim dhe buxhet deputetët do të shqyrtojnë propozim ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut tek Banka ndërkombëtare për rimëkëmbje dhe zhvillim.
Gjatë ditës së sotme mbledhje do të mbaj edhe Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive në rend dite të të cilit mes tjerash është edhe Propozim ligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për pasaportat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje