Dallimi prej 6,4 për qind në dobi të qytetarëve të anketuar në Maqedoni të cilët do të japin mbështetje për pyetjen e referendumit “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO, me pranimin e Marrëveshjes së Prespës”, duket se shkakton dozë optimizmi në Athinë dhe Shkup.
Ky është vlerësimi i një pjese të mediave greke të cilat e transmetojnë anketën për referendum në Maqedoni. Sipas rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik të cilin për MCMS e ka zbatuar agjencia M-prospekt në periudhën nga 24 korriku deri më 1 gusht, mbështetje për pyetjen e referendumit do të jepnin 41,5 për qind, ndërsa kundër janë prononcuar 35,1 për qind.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, për Kanal5 ta se shumica e qytetarëve në referendum do të deklarohen se janë për anëtarësim në BE dhe NATO.
“Besojmë se shumica e qytetarëve në referendum do të prononcohen për një Maqedoni si anëtare e BE-së dhe NATO-s dhe se do t’i porositin të përzgjedhurit e popullit se kjo është e ardhmja, që ua dëshirojnë fëmijëve dhe familjeve të tyre”, tha Sheqerinska.
Ajo përmendi se disa herë kanë thënë se do ta respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve.
Sheqerinska potencoi se të gjitha partitë kryesore politike, u prononcuan në mbështetje të mbajtjes së referendumit. Ajo tha se partia më e madhe opozitare dhjetë vite flet për nevojën e referendumit.
Ndërkohë, në Maqedoni në vijim janë përgatitjet për referendumin, prej sot fillon kontrolli i të dhënave në Listën zgjedhore për zbatimin e referendumit më 30 shtator. Inspektimi do të zgjasë deri më 23 gusht të vitit 2018 deri në orën 24:00.
Kontrollin e të dhënave mund ta kryejnë përmes ueb faqes së KSHZ-së https://izbirackispisok.gov.mk/ dhe në zyrat rajonale dhe zyrat e KSHZ-së.
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...