“Mjekimi me plazmë gjaku të të infektuarve me Covid-19 tek ne do të fillojë prej nesër. Në spitalin “8 Shtatori” do të fillojë mjekimi i këtyre të sëmurëve me ozonoterapi”.
Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai shtoi se me edhe me këto dy mënyra mjekimi dhe me plazmën e gjakut që fillon praktikisht nga nesër, për herë të parë plazma do të merret nga një pacient i cili është konfirmuar se gjendet në fazë në të cilën ka antitrupa që mund t’i jepen pacientit dhe ozonoterapinë me pajisjen që kemi do të fillojë në spitalin “8 Shtatori”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Filipçe shtoi se ka indikacione përkatëse dhe se kjo terapi nuk është e mundur të aplikohet te secili pacient.
FIlipçe tha se terapia e saktë për trajtimin e pacientëve me këtë virus në të gjithë botën do të konfirmohet në vijim dhe se ne si vend jemi pjesë e studimit me disa vende të botës në të cilat do të konfirmohen një nga katër mënyrat me të cilat kjo sëmundje do të trajtohet me terapi të përshtatshme dhe qasje të përshtatshme.
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...