Maqedonia sonte në ora 20:30 në kohën lokale me fikjen e dritave në mbi 80 lokacione do të kyçet në aksionin global “Ora e planetit Tokë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një orë në errësirë do të mbeten sheshi Maqedonia, porta Maqedonia, rruga Maqedonia, Ura e Gurit, Kalaja e Shkupit, Teatri Kombëtar i Maqedonisë, Muzeu i Luftës së Maqedonisë, Muzeu arkeologjik dhe shumë objekte tjera në kryeqytet.
Zhytje në errësirë si pjesë e aksionit ekologjik “Ora e planetit Tokë” kanë paralajmëruar edhe komunat e Shkupit Aerodrom, Karposh, Gjorçe Petrov, Gazi Babë dhe Qendër, si dhe Gostivari, Ohri, Strumica, Krusheva, Manastiri, Resnja dhe të tjera.
Ngjarja kryesore do të shënohet në sheshin Maqedonia ku vullnetarë të kryqit të kuq me 500 qirinj do ta shënojnë logon e aksionit “60 +”./Telegrafi/
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
Kryediplomatja austriake pas takimit me Konjufcën: Mund të l...
Ahmeti në ShBA kërkon mbështetje për njohje të reja dhe për ...
Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Bresje, tre të ...
Anulohen mbi 2 000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës
Atletico Madridi kalon tutje në Ligën e Kampionëve me fitore...