Ministria e drejtësisë propozon kontroll më të rreptë të policisë së burgjeve nëpërmjet ndryshimeve në Ligjin për zbatim të sanksioneve, është publikuar në Regjistrin elektronik kombëtar të rregullave. Bëhet fjalë për vendosje të mekanizmave të pavarur, efikas dhe në kohë për kontroll të punës së policisë së burgjeve.
Në sqarim thuhet se shumë raporte të organizatave ndërkombëtare, si dhe të institucioneve kombëtare dhe organizatave joqeveritare kanë treguar se mekanizmat kontrollues mbi trupat për zbatimin e ligjeve nuk janë në nivelin e duhur, që është vërtetuar edhe me më shumë aktgjykime të Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg, ku është vërtetuar shkelje e Konventës evropiane për të drejtat e njeriut.
“Qëllimi i këtij propozim-ligji është mundësimi i objektivitetit më të lartë të mundshëm të hetimeve për shkeljet e pjesëtarëve të policisë së burgjeve gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare ose veprimeve jashtë shërbimit për shkak të sigurimit të vlerësimit të paanshëm në mbrojtje të dinjitetit njerëzor”, thuhet në propozim.
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...