Deri sot në RMV janë vaksinuar 1040 punonjës shëndetësor kundër coronavirusit. Siç thonë nga MSH për AIM, tek një numër i ulët prej tyre ka pasur reagim pas vaksinimit, si dhimbje në vendin ku ajo është aplikuar dhe rritje e vogël e temperaturës trupore.
“Të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta. Nëpërmjet web-faqes ‘vakcinacija.mk’ janë realizuar 63.075 paraqitje nga qytetarët të cilët kanë shfaqur interes për vaksinim”, thonë nga MSH.
Imunizimi zhvillohet në spitalin modular në Klinikën Infektive në Shkup.
Vaksinat me të cilat ka filluar janë të prodhuara nga “Pfizer”, ndërsa Maqedonia i mori si donacion nga Serbia./Telegrafi/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...