Turistë nga Turqia, Polonia, Shqipëria, Greqia, Bullgaria, Serbia, Kosova, Holanda dhe grupe më të vogla nga Danimarka dhe Norvegjia janë të ftuarit që vizituan vendin gjatë pushimeve. Plotësia e kapaciteteve është rreth 60-70% në akomodimet në hotele, ndërsa në akomodimin privat përqindja është shumë më e lartë. Në mesin e majit priten fluturime në Ohër nga partnerët tradicionalë.
“Gjatë festave të Pashkëve dhe të Bajramit, me fillimin e sezonit turistik veror në qendrat tona turistike ka një rritje prej 30-40%. Presim që viti 2022 të jetë më i suksesshëm se viti 2021 dhe motiv i madh për këtë është Organizata Botërore e Turizmit, e cila e rendit Maqedoninë në vendin e 5-të të lartë për nga rritja turistike në vitin 2021”, tha Ljupço Janevski.
Shoqata e udhërrëfyes turistik thotë se turistët inkurajohen të udhëtojnë, por shifrat janë larg para pandemisë. Me lehtësimin e masave për hyrje-dalje nga vendi ynë dhe me marrjen e vendimeve në vendet e tjera, sigurisht që u ndje një lëvizje e lehtë e turistëve.
“Kemi pasur mysafirë këto ditë. Isha pjesë e një turneu ballkanik me të ftuar nga Turqia. Duhet të përmend se vitet e fundit vizitorët më të mëdhenj në vend ishin mysafirë nga Turqia”, tha Elvir Sadikoviq.
Të pastrohet të paktën pjesa qendrore e qyteteve turistike, të mirëmbahen shatërvanët , thotë Sadikoviq, për të përmirësuar imazhin turistik të qytetit./Telegrafi/
Rezoluta e ShBA-së mirëpritet në Kosovë, kundërshtohet nga S...
Kos: Mali i Zi do të jetë i pari që do të anëtarësohet në BE...
Rusia intensifikon sulmet në infrastrukturën e Odesas
Ngricat shkatërrojnë prodhimin e dredhëzave në Llaushë të Dr...
Kurti: Lamtumirë ‘Kreshniku i Zhabarit’, Ajet Uka mbetet i p...
1 Maji, KMVF “bllokon” rrugën në Prishtinë: Punëtorët e ndër...