Nuk ka raste të reja të fruthit që një muaj, por epidemia në tërë shtetin është akoma në fuqi. Duhen 42 ditë që të mos paraqitet asnjë rast i ri me fruth, thonë nga Instituti për Shëndetit Publik.
“Rasti i fundit i fruthit është regjistruar më 13 shtator. Për të shfuqizimin e epidemisë, duhet të përfundojnë dy periudha inkubacioni për një maksimum prej 21 ditësh. Nëse ndërkohë ka një rast të ri, ai cikël përsëritet që nga data kur është regjistruar rasti i fundit”, Vlladimir Mikiq, një epidemiolog në ISHP.
Edhe po mos ketë epidemi të fruthit mbetet masa e ndalimit i regjistrimit të fëmijëve të pavaksinuar në shkolla apo çerdhe, që e kanë theksuar zyrtarët shëndetësorë vazhdimisht. Ministri i Arsimit tha në fundjavë se të dhënat ende po përpunoheshin se sa fëmijë që nuk kishin kartë vaksine të rregullt dhe që nuk ishin regjistruar në shkollë.
Që nga fillimi i vitit deri në shtator, janë regjistruar 1.900 raste të fruthit, ndërsa 4 fëmijë kanë ndërruar jetë./Telegrafi/
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit sot dalin para Gjykatës
E mërkura me vranësira dhe intervale dielli
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...