Të martën u përurua nisja e punimeve në autostradën nga Tetova për në Gostivar, si pjesë e Korridorit 8.
Autostrada do të vazhdojë deri në Strugë dhe Qafë Thanë, ndërsa pjesa tjetër nga Prilepi në Manastir bëhet në kuadër të Korridorit 10.
I gjithë projekti kap vlerën prej 1.3 miliardë eurove dhe kjo ka nxitur mjaft debate në vend, në veçanti pas angazhimit të kompanive lokale për mbikëqyrjen e punimeve.
Hedhja e gurthemelit për fillimin e ndërtimit të autostradës nga Tetova drejt Gostivarit po bëhet në një kohë kur janë shtuar kritikat në median lokale për mungesën e transparencës lidhur me tenderin e ndërtimit të kësaj infrastrukture, sa të rëndësishme po aq dhe të kushtueshme.
Autostrada me nga tre korsi në secilin prej kaheve do të vazhdojë drejt Kërçovës, Strugës deri në Qafëthanë në kufirin me Shqipërinë, në një gjatësi prej 69 kilometrash në kuadër të Korridorit 8 dhe pjesa tjetër që do të lidhë Prilepin me Manastirin në gjatësi prej rreth 40 kilometrash të Korridorit 10-d do të kushtojë 1 miliard e 300 milionë euro.
Vetëm shpronësimet llogariten të kushtojnë 300 milionë euro.
Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski aktin e sotëm e quajti një fillim serioz të një vepre strategjike dhe shtetërore, “levërdinë e së cilës do ta shikojnë gjeneratat e tanishme dhe ato të ardhme të vendit, por edhe vendet kufitare në lindje dhe perëndim, të cilat lidhen me korridoron 8”.
“Kjo qeveri me vite dëshmon se kujdeset për realizimin e çështjeve të mëdha strategjike të shtetit, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për çështje të brendshme apo të jashtme”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler tha se ky investim bëhet për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha vendeve të cilat lidhen me korridorin 8 dhe më gjerë.
“Besoj se ndërtimi do të ecë shpejt dhe me sukses duke bërë afrimin më të shpejtë dhe në mënyrë të rehatshme të njerëzve të këtij rajoni në këtë rrjet modern të rrugëve”, tha ambasadorja Aggeler./voa/
40-vjeçari i plagosur nga Ferizaji në QKUK në gjendje stabil...
Leonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u re...
Greqi, fermerët vazhdojnë protestat me traktorë në rrugët ko...
Spiropali-Mucunski: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridor...
Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt vazhdon më 29 janar
Naim Murseli s’e thotë asnjë fjalë për pamjet që u shfaqën p...