Në komunikacionin hekurudhor vendor në muajin qershor mesatarisht ka pasur rreth 700 udhëtarë në ditë.
Në atë transportues apo të mallrave edhe krahas zvogëlimit të vëllimit të punës prej 24.5 përqind në mars, nuk është ulur numri i klientëve dhe janë nënshkruar dy marrëveshje të reja ndërkombëtare për transport.
Siç deklarojnë nga “Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut” për AIM, numri mesatar ditor i udhëtarëve me tren në kushte të pandemisë këtë muaj është dyfish më i ulët se numri i periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, kur me tren udhëtuan 1500 udhëtar.
Në fillim të pandemisë, në mars dhe prill në linjat vendore në baza ditore ka pasur deri 200 udhëtarë.
Edhe në komunikacionin hekurudhor sikurse edhe në transporti ndërurban dhe publik në fuqi është masa për kufizimin e kapacitetit të transportit për 50 përqind, gjegjësisht me dy metra distancë fizike në mes pasagjerëve, përcjell telegrafi maqedoni.
Pandemia e anuloi edhe funksionimin e linjës sezonale ndërkombëtare Beograd – Shkup – Selanik – Beograd, që duhej të fillonte më 12 qershor.
Hekurudhat e RMV Transport në koordinim me “Srbia voz” dhe “TRAINOSE” grek kanë vlerësuar se nuk ekzistojnë kushte për qarkullimin e papenguar të udhëtarëve. Me këtë tren ndërkombëtar që është në funksion nga qershori deri më 20 shtator vitin e kaluar në ditë kanë udhëtuar nga 30 pasagjerë.
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...