Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë orëve të kaluara kanë ndërruar jetë dy persona, njëri i moshës 45-vjeçare nga Kumanova dhe njëri 78-vjeçar nga Dibra.
Nga MSH thonë se i ndjeri nga Kumanova ka pasur diabet, hipertension dhe mbipeshë, ndërsa i ndjeri nga Dibra ka pasur bronkit dhe hipertension.
Në 24 orët e kaluara janë bërë 392 testime, ndërsa janë konfirmuar 44 raste të reja me coronavirus. Sipas qyteteve: Kumanovë 23 raste, Shkup 11, Tetovë 4, Manastir 3, Strugë 2 dhe Prilep 1, përcjell telegrafi maqedoni
Me rastet e reja të ditës së sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 329 persona.
Ndërsa sipas qyteteve nga numri i përgjithshëm pacientët janë nga:
– Shkupi 175
– Dibër 47
– Kumanovë 47
– Shtip – 14
– Tetovë – 10
– Prilep – 10
– Strugë – 7
– Velesi – 6
– Manastir – 4
– Ohri – 3
– Kavadarci – 2
– Gostivar – 1
– Kriva Pallanka – 1
– Strumica – 1
– Gjevgjeli – 1
Ndryshe, deri tani janë realizuar 3518 teste për Covid-19.
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...