Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 7.571 testime për coronavirus, ndërsa 1.074 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup – 357, Gostivar dhe Tetovë nga 155, Kumanovë – 74, Kërçovë – 51, Strumicë – 40, Dibër – 20, Strugë – 27, Veles – 22, Prilep – 21, Manastir dhe Shtip – nga 17, Kavadari – 16, Gjevgjeli – 15, Sveti Nikolle – 13, Resnjë – 11, Ohri dhe Koçani – nga 9, Radovish, Valandovë dhe Kratovë – nga 8, Bogdanci – 6, Berova dhe Makedonski Brod – nga 5, Negotina, Kriva Pallankë, Dellçeva, Vinica dhe Pehçeva – nga 1 secili.
Nga MSH njoftojnë se kanë ndërruar jetë edhe 24 persona, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistrzuar 291 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 166.741, prej të cilëve 151.692 janë shëruar, ndërsa 5.632 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (20 gusht) është 9.417./Telegrafi/
Orlando triumfojnë ndaj Denverit me rikthim spektakolar
2.86% e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës deri në or...
Ramush Haradinaj voton në Gllogjan me nënën Rukë, bën apel p...
DnV: Votimi po zhvillohet normalisht, me disa parregullsi të...
Stuhi dëbore në SHBA, anulohen 9 mijë fluturime
Hedh votën ish-presidentja Jahjaga, inkurajon qytetarët që t...