Presidenti i Malit të Zi ka thënë se vendi i tij nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tij në raport me Kosovën.
Këtë deklaratë, Jakov Millatoviq e bëri gjatë një interviste për “Euronews”.
“Një ekonomist dhe ish-ministër i zhvillimit ekonomik, Millatoviq i ka balancuar ambiciet e tij për Evropën me dëshirën për marrëdhënie më të ngushta me Serbinë. Kjo përkundër faktit se ai nuk pajtohet me ish-partnerin e tij shtetëror federal për çështje kyçe, mbi të gjitha për njohjen e Kosovës”.
“Ndërsa Serbia nuk e ka njohur ende Kosovën dhe nuk tregon asnjë për ndryshim të mendjes, Mali i Zi e ka njohur dhe Millatoviq nuk dëshiron ta ndryshojë këtë”, shkruan Euronews, duke iu referuar intervistës së Millatoviqit, e cila e plotë do të transmetohet të enjten e ardhshme (12 dhjetor).
Në këtë intervistë, presidenti malazez flet edhe për ambiciet e tij dhe të vendit të tij për anëtarësim në BE, duke besuar se kjo është e mundur të arrihet deri më 2028.
Ai e pranon se ka ende sfida në këtë rrugë, duke theksuar se “po të mos kishte sfida, ne veçse do të ishim pjesë e BE-së”.
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë