Sot ka shënuar dy-vjetori i agresionit rus ndaj Ukrainës.
Mali i Zi është në radhën e gjatë të shteteve që mbështesin Ukrainën.
Presidenti i këtij shteti, Jakov Milatoviq, ka shprehur mbështetjen e Podgoricës ndaj Kievit, që sot shënon saktësisht dy vjet që prej nisjes së luftës me Rusinë.
“Në këtë ditë dy vjet më parë nisi agresioni i Rusisë mbi Ukrainën. Mali i Zi mbështet të drejtën për liri dhe perspektivën Euro-Atlantike të Ukrainës”, ka shkruar Milatoviq.
“Mbesim të përkushtuar për politikën e paqes dhe vlerave fondamentale në të cilat demokracia mbështetet”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–...
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...