Trupi Koordinues Kombëtar i Malit të Zi vendosi mbrëmë me propozimin e Institutit të Shëndetit Publik që nga 1 qershori, të huajt do të lejohen të hyjnë në Mal të Zi pa karantinë dhe vetë-izolim, nëse shkalla e rasteve aktive të koronavirusit është më pak se 25 për 100,000 banorët, në vendin nga vjen i huaji.
Për momentin në listën, e cila do të përditësohet një herë në javë, janë Sllovenia, Islanda, Kroacia, Sllovakia, Zvicra, Shqipëria, Austria, Norvegjia, Monako, Kosova, Gjermania, Greqia, Hungaria, Danimarka, Lituania, Letonia, Azerbajxhani, Luksemburgu, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Izraeli, Maqedonia, Irlanda, Republika Çeke, Finlanda dhe Estonia.
Fillimisht Maqedonia dhe Bosnja nuk ishin në listën e Malit të Zi, ndërsa Serbia nuk ndodhet as në listën e re.
Kryeministrja serbe Ana Brnabiq, ju ka bërë thirrje serbëve që të bojkotojnë Malin e Zi dhe të mos udhëtojnë drejt tij./telegrafi
GO+ Peja largon tre lojtarë
Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm, nga erdhi kjo r...
Skijimi jashtë pistave në Brezovicë shkakton ortek bore, lën...
Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime t...
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...