A u ulën tensionet ndërpartiake midis Jani Makraduli dhe ish mikesha e tij Radmila Shekerinska? Kjo është një pyetje që po parashtrohet në rrethet e opozitës sidomos pasi doli në shesh informacioni se ish nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Jani Makraduli do të jetë zëvendës ministri i ardhshëm i ministrisë informative dhe të administratës, shkruan Press24.
Përskaj këtij pozicioni, emri i Jani Makraduli ashtu si merr vesh Press24 nga burime në Bihaqka, përmendet edhe si zgjidhje kuadrove për pozicionin Kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Jani Makraduli deri para do kohe punonte në njërin prej fondacioneve të Trifun Kostovski, së bashku me ish kuadrin e lart në Qendrën për komunikime në LSDM, Ivor Mickovski, transmeton zhurnal.mk
Përveç për Jani Makraduli, funksion në njërin prej komisioneve që dalin nga Marrëveshja e Përzhinos ashtu si merr vesh Press24 ruhet edhe për ish nënkryetarin e LSDM-së, Gordan Geogriev.
Edhe ai edhe Jani Makraduli llogariten si njerëz me rëndësi të ish kryetarit të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, ndërsa pas marrjes së partisë nga ana e Zoran Zaevit edhe dytë u distancuan nga aktivitetet partiake dhe nuk kanë asnjë funksion në parti.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...