Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Një mjet ka përplasur një motoçikletë, drejtuesi i së cilës është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lezhës.
Njoftimi i Policisë:
Në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Sakë”, mjeti me drejtues shtetasin B.T., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin T.D., 60 vjeç, banues në Lezhë.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...