Presidenti i Republikës së Francës Emmanuel Macron, i ka dërguar letër urimi presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.
Macron në letër thotë se ky vit u shënua me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës dhe nënshkrimin e protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Propozim-ligji, i cili do të mundësojë ratifikimin e tij, tashmë është dërguar në Parlamentin Francez, i cili do ta shqyrtojë së shpejti. Dua të përshëndes këto zhvillime të rëndësishme, që promovojnë stabilitetin dhe zhvillimin e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit të Ballkanit”.
“Franca është e përkushtuar dhe mbështet perspektivën evropiane të vendit tuaj dhe të mbarë Ballkanit Perëndimor. Uroj që Bashkimi Evropian, sa më parë, t`i specifikojë mënyrat, që do t`i mundësojnë kësaj perspektive të bëhet pjesë e një reforme të domosdoshme të funksionimit të Bashkimit Evropian, që do të mund të garantojë stabilitetin tonë dhe të ardhmen tonë të përbashkët”.
“Gjithashtu doja që Franca të rrisë përkushtimin e saj konkret, në nivel shtetëror, në favor të stabilitetit dhe zhvillimit të Ballkanit Perëndimor, duke përgatitur dhe hartuar një strategji kombëtare për rajonin. Kjo strategji përfshin forcimin e kontakteve tona politike dhe bashkëpunimin tonë dypalësh në katër fusha: zhvillimin ekonomik dhe shoqëror; sigurinë; drejtësinë dhe mbrojtjen. Sa i përket zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, uroj që sa më shpejt të nënshkruhet marrëveshja midis dy vendeve tona, për kushtet e veprimit të Agjencisë Franceze për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut”, thotë Macron në letër.
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez
Këta janë kandidatët për deputetë që s’i votoi askush
Konferenca Ipeshkvore reagon për protestat kundër projektit ...
DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan në përputhje me sta...