Nënkryetari i LSDM-së, Kosta Petrov në pyetje të gazetarëve rreth qëndrimit të Hristijan Mickoskit për takim liderësh theksoi se momentalisht nuk ka nevojë për takim liderësh.
Sipas tij, momentalisht më e rëndësishmja është tejkalimi i pandemisë së coronavirusit dhe zgjidhja e pasojave ekonomike.
“Ne konsiderojmë se tani nuk është koha të bisedohet për zgjedhje. Ka kohë dhe do të bisedojmë kur do të vijë koha. Fokusi ynë kryesor mbetet shëndeti i qytetarëve dhe masat ekonomike me qëllim që t’i ruajmë vendet e punës, t’u ndihmojmë qytetarëve dhe ta fitojmë këtë krizë nga coronavirusi”, tha Petrov.
Ndryshe, më herët edhe nga kabineti i presidentit Pendarovski thanë se takim liderësh pritet të ketë pas pjesës së dytë të muajit maj./Telegrafi/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj