Vizita dhe premtimet e kryeministrit aktual Nikolla Gruevski nе Sopishte ka nxitur reagimin e partisë opozitare, LSDM, sipas te ciles Nikolla Gruevskit tani i është kujtuar se ekziston Komuna Sopishtë, dhe pasi i la qytetarët e saj tre muaj gjatë verës pa ujë, thuhet në reagimin e LSDM-së.
“Pasi i la rrugët pasigurta. Rruga regjionale R-302, nga Kisella Vodë deri në kryqëzim me rrugën regjionale R-104, në vendin e quajtur Brzovec është shkatërruar plotësisht dhe është i pa sigurt për trafikun. Në një situatë katastrofike është edhe rruga prej Drzhilov deri në Soposht. Nuk ka rrugë të re në relacionin Soposht- Ysje- Bulevardi Boris Trajkovski. Çfarë ka pritur Gruevski 10 vjet? Në vendbanimet Rakotinc, Dobri Dol, Sonje e Epërme, Çiflik aspak nuk kanë kanalizim fekal.
Nuk ka kufij hipokrizia e Nikolla Gruevskit”, thuhet në reagimin e LSDM-së
Kryeministri aktual Nikolla Gruevski gjate vizites nе Sopishte premtoi se sivjet do te investohen 7.2 milion euro ne asfaltimin e rrugëve locale”, transmeton Zhurnal.
Qeveria, tha Gruevski, për ndërtimin e rrugëve lokale në Maqedoni këtë vit do të ndajë 7.2 milionë euro, dhe deri më tani për këtë qëllim ka investuar 57 milionë euro kudo që ajo ishte më e nevojshme dhe prioritare, ka thënë Gruevski pas vizitës së tij në komunën e Sopishtes.Ai ka theksuar se deri më tani janë investuar 57 milionë euro në ndërtimin e rrugëve lokale që janë ndërtuar 350 rrugë lokale në gjatësi prej rreth 692 kilometrash.
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...
Eleminohet një tjetër udhëheqës i Iranit, vritet zëdhënësi i...
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...