Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media e akuzon Hristijan Mickoskin si përgjegjës kryesor që çmimi i energjisë elektrike u rrit.
“Rritje e çmimit të energjisë elektrike për 100 për qind, heqje e tarifës së lirë të energjisë elektrike, varësia e shtetit nga importi i energjisë elektrike janë arritjet e Hristijan Mickoskit si drejtor i Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV/ELEM) dhe këshilltar për energjetikë i Nikolla Gruevskit”, potencojnë nga LSDM.
Ata më tej thonë se Hristijan Mickoski si drejtori më i paaftë i EMV-së, ka udhëhequr politikë më të keqe energjetike dhe në vend të qytetarëve ka menduar vetëm në bizneset e tij me hidrocentralet, të cilat i ka marrë nga qeveria në të cilën ishte këshilltar dhe të cilët kanë profituar pothuajse një milion euro.
“Për atë e rrejshme është brenga e tij për çmimin e energjisë elektrike dhe për atë është e pafytyrë protesta e tij sot me qëllimin e vetëm – ta mbrojë karrigen e tij në kështjellën e bardhë”, thonë nga LSDM.
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur