Partia më e madhe opozitare maqedonase Lidhja Social Demokrate Maqedonase (LSDM), me anë të një komunikate njofton të gjithë qytetarët e Maqedonisë që Nikola Gruevski nuk do të jetë kryeministër në vitin 2016. Jo vetëm që nuk do të jetë kryeministër, por Gruevski nuk do të ketë asnjëlloj pranie në jetën politike.
“Me eliminimin e korrupsionit dhe kriminalitetit, që shtetit i kushton 400 milionë euro për çdo vit, qeveria e re e LSDM-së në mënyrë reale pa borxhe do të rris standardin e pensionistëve, qytetarëve me ndihma sociale dhe të të gjithë qytetarëve që jetojnë jetë të rëndë, në një varfëri të skajshme dhe kjo do të bëhet brenda afatit të një mandati qeverisës”, ka shkruar LSDM.
Pas këtij rrënimi dhe varfërie, kryeministri Gruevski asgjë nuk mund të paralajmërojë përveç largimin e tij, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
Presidentja Osmani: Njohja e Kosovës nga Bahamet, një moment...
Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dysh...
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...