LSDM: Filipçe e jep maksimumin, Mickoski publikon të pavërteta

12:54 | 11 Shkurt 2021

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar ndaj kërkesave të opozitës për dorëheqje të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe.

Nga LSDM-ja kanë vlerësuar se Filipçe është duke e dhënë maksimumin për të luftuar pandeminë, ndërkaq lideri i opozitës, Hristijan Mickoski qëndron në skaj dhe publikojnë të pavërteta.

“Që nga fillimi i pandemisë së Covid dhe deri sot, Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja janë në anën e gabuar, qëndrojnë në skaj, shpërndajnë të pavërteta dhe pështyjnë”, thonë nga LSDM.

Reagimi i LSDM-së vjen ngaqë paraprakisht OBRM-PDUKM-ja kërkoi dorëheqjen e Filipçes pas anulimit të ngjarjes në Tabanoc ku Maqedonia e Veriut duhej t’i pranonte sot vaksinat anti-Covid nga Serbia./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara