Listës së azilantëve i shtohen edhe 2140 shtetas të huaj

00:27 | 4 Tetor 2015
Gita

Vetëm në 24 orët e kaluara në Maqedoni janë lëshuar vërtetime për qëllimin e shprehur për shtrimin e kërkesës për dhënien e së drejtës së azilit gjithsej 2.140 shtetasve të huaj.

Siç kumtoi sot MPB, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë – 975, të Afganistanit – 802, Irakut – 192, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

Kështu, 1.419 janë burra, 245 janë gra ndërsa 413 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit.

Vërtetim për qëllimin për shtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit u është lëshuar 63 fëmijëve të cilët udhëtojnë pa prindër.

Në periudhën prej orës 8 deri në orën 8 të mëngjesit në Sektorin për azil janë shtruar kërkesa për njohjen të drejtës së azilit në bazë të një vërtetimi të lëshuar paraprak për qëllimin për shtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.
Nga 19 qershori i këtij viti deri më sot janë lëshuar vërtetime nga gjithsej 113.501 shtetas të huaj, prej të cilëve, 75.116 janë të gjinisë mashkullore, 15.133 janë të gjinisë femërore, si edhe 3.997 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, njofton Zhurnal.

Shpërndaje në rrjete sociale