Një prokuror i Malit të Zi, ka liruar nga mbajtja nëntë priftërinjtë të Kishës Ortodokse Serbe, ndalimi i të cilëve nxiti tensione diplomatike mes Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Tetë priftërinj në Mal të Zi u ndaluan nga policia për shkeljen e urdhrave të shëndetit publik, pasi drejtuan një liturgji të paligjshme, nëpër rrugët e qytetit Nikshiq, më 12 maj.
Mijëra besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, injoruan masën e ndalimit të tubimeve publike të cilën qeveria e ka vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe morën pjesë në një liturgji fetare.
Tetë priftërinjtë dhe një peshkop u liruan pas 72 orë mbajtje në pritje të gjykimit të tyre.
Ndalimi i tyre ka shkaktuar protesta për disa ditë me radhë në Nikshiq dhe Plevle, ku mbetën të lënduar disa zyrtarë policorë dhe u arrestuan dhjetëra protestues.
Arrestimet pasojnë tensionet e vazhdueshme midis autoriteteve pro-perëndimore të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Në fillim të këtij viti, Kisha Ortodokse Serbe zhvilloi për disa javë protesta në Mal të Zi kundër një ligji për Liritë Fetare.
Kisha Ortodokse serbe – e cila dominon për kohë të gjatë jetën fetare në Mal të Zi – pretendon se ligji do t’i marrë asaj pronën, duke përfshirë manastiret dhe kishat./REL
Shpërthen gypi i ujit në Oftalmologji, QKUK: Problemi u sanu...
Apel për ndihmë: 14-vjeçarja nga Skenderaj kërkon 37 mijë eu...
SBASHK kundërshton ligjëratën e Gjykatës Speciale në shkollë...
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...