Deputetët e shumicës parlamentare në Maqedoni asesi nuk mund të tubojnë numrat për të nisur debatin për Ligjin për gjuhët pasi i njëjti u kthye në Kuvend pas mos nënshkrimit nga presidenti Gjorge Ivanov, shkruan Telegrafi Maqedoni.
I njejti ligj është i përfshirë në detyrimet e Rainhard Pribe për reformat që duhet t’i plotësojë vendi.
Pozita dhe opozita thonë se i njejti ligj mund të kalojë vetëm me marrëveshje politike pasi nëse nuk shkohet pa të, i njejti duhet të diskutohet një vjet, shkak i dendësisë së madhe të amandamenteve nga OBRM-PDUKM-ja.
35.000 amandamente në tërësi, 220 amandamente për një nen të ligjit, punë aktive deri në muajin shtator. Ky është epilogu i bllokimit që i bën këtij ligji opozita maqedonase. /Telegrafi/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...