Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve në lexim të parë sot duhet të vazhdojë në diskutimin në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive në Kuvendin e Maqedonisë.
Sipas arsyetimit të Ministrisë së Drejtësisë, qëllimi kryesor për sjelljen e këtij ligji është zbatimi deri në fund i amendamenteve kushtetuese në lidhje me përdorimin e gjuhëve që e flasin së paku 20% e qytetarëve.
Njëkohësisht me këtë rregullohet edhe përdorimi i gjuhëve tjera që i flasin qytetarët e bashkësive tjera të cilat janë së paku 20%.
Gjatë ditës së djeshme në Komisionin për sistem politike u zhvillua debat në atmosferë të nxehtë mes deputetëve të opozitës dhe shumicës parlamentare.
Nga OBRM-PDUKM opozitare, dje, në ditën e parë të debatit në Komisionin për sistem politik, vlerësuan se propozim-ligji është jokushtetues si dhe me vendosjen e flamurit evropian në ligj shumica parlamentare dëshiron ta shkurtojë diskutimin, përcjell telegrafi.
Dritë jeshile për ligjin për përdorimin e gjuhëve, me lexim të parë, javën e kaluar dha Komisioni për çështje evropiane.
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...