Banka popullore e emeton këtë monedhë me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë në shtator të këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në fytyrën e monedhës në pjesën qendrore është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe shkrimi „2016“. Rreth monedhës, në gjatësi dhe perimetër janë shfaqur shkrimet në gjuhën maqedonase: „Republika e Maqedonisë “ dhe „100 denarë “.
Në pjesën e pasme, në qendër të monedhës është shfaqur portreti i Nënës Terezë. Në anën e majtë janë shfaqur zbukurime në formë të kryqeve dhe zemrave. Në anën e djathtë është shkruar data e lindjes dhe vdekjes së Nënë Terezës dhe „2016“ , viti i shenjtërimit të saj. Po ashtu është shënuar emri i Nënë Terezës në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...