Dy zjarrfikës janë lënduar pasditen e sotme nga zjarri që ka rënë mbi Manastir në afërsi të qarkores. Nga vetëqeverisja lokale në Manastir për AIM bëjnë të ditur se ata kanë lëndime të lehta dhe se njëri është mbajtur për trajtim në spitalin e Manastirit, ndërsa tjetri është liruar për trajtim në shtëpi.
“Zjarrfikësi i shtruar në spital ka djegie në duar dhe në parakrah. Sonte në spitalin e Manastirit atë e ka vizituar kryetari i Komunës së Manastirit Toni Konjanovski”, thonë nga komuna.
Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, për TV Sitel ka konfirmuar se në zjarrin në Manastir ka një zjarrfikës të lënduar dhe ka sqaruar se aty digjen bimë me kërcell të ulët.
“Nuk besoj se zjarri në Manastir do të na shkaktojë dhimbje koke të madhe. Aty shpesh ndodhin zjarre në atë pjesë. Aty ka një bimë me kërcell të ulët. Aty ka tunel kur shkon në Ohër. Besoj se qytetarët e njohin atë vend. Ekziston një vendbanim rom dhe një pyll me kërcell të ulët është djegur në afërsi të vendbanimit. Fatkeqësisht, gjatë fikjes së zjarrit është lënduar një zjarrfikës, i janë djegur kyçet dhe parakrahu”, tha Angelov./Telegrafi/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...