Nga e hëna masat epidemike në Serbi, Slloveni dhe në Kantonin e Sarajevës në Bosnjë janë zbutur. Qendrat tregtare në Serbi tani do të lejohen të punojnë nga ora 06:00 e mëngjesit në 22:00.
Megjithatë baret dhe restorantet që ndodhen brenda qendrave tregtare nuk do të lejohen të hapen.
Punonjësit e qendrave tregtare duhet të mbajnë maskën gjatë orëve të punës ndërsa hapësirat e përbashkëta duhet të dezinfektohet çdo një orë. Lejohet puna pa kufizim e farmacive, stacioneve të karburanteve, shërbimet e shpërndarjes së ushqimeve dhe klinikat dentare.
Një vendim i ngjashëm për të lehtësuar masat u mor edhe në Kantonin e Sarajevës, ku ndër të tjera u rihapën shkollat fillore dhe palestrat. Mjetet e transportit publik lejohen të punojnë vetëm me 50% të kapacitetit.
Pas 11 ditë kufizime, Sllovenia filloi nga e hëna hapjen graduale, përfshirë shfuqizimin e orës policore në fuqi prej gjashtëmuajsh dhe rihapjen e shkollave. Hapen dyqanet dhe institucionet kulturore.
Maska është do të jetë e detyrueshme vetëm në mjediset e brendshme ndërsa jashtë nuk do të jetë më një detyrim për sllovenët.
Përmirësohet gjendja epidemiologjike edhe në Greqi ku u rihapën shkollat e mesme, por nxënësit dhe mësuesit do të duhet të vetëtestohet në mënyrë periodike në mënyrë që të shmanget ndonjë shpërthim tjetër i infeksionit.
Përjashtim në rajon bën Maqedonia Veriore dhe Kosova. Dy vende me fushata të kufizuara vaksinimi ku autoritet u detyruan të shtrëngojnë sërish masat parandaluese./EO/
Hyn në fuqi ora e re policore, lëvizja lejohet deri në orën 22:00
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...