Deputeti i opozites ne Kuvendin e Shqiperise, Lefter Maliqi, e quan opoziten e re nje turp, trillim dhe mjerim, nderkohe qe shkruan se opozita jashte parlamentit eshte e vetmja shprese dhe ajo eshte opozita e vërtetë.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai sqaron se eshte ne Kuvend per ta diskretituar parlamentin e krimit! “Fyhem pa mase kur me thone qe une jam pjese e opozites se re!”- shkruan ai, duke shtuar se “Sot unë do jem në Protestë kundra zgjedhjeve të 30 Qershorit,kundra përplasjes civile,kundra instalimit të diktaturës.Shpërndarja e Parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme janë domozdoshmeri , me Qeveri teknike,ndryshim sistemi zgjedhor me standarte Europiane per të ardhmen e sigurt”.
Postimi i Maliqit
Shqiperia ka vetem nje opozite! Eshte opozita e bashkuar jashte parlamentit! Ajo qe po ben betejen e madhe historike per demokraci e Shqiperi europiane! Do me pyesin shqiptaret pse jam une ne paralament? Une jam Lefter Maliqi! I votuar gjithmone nga populli i Beratit! Jam atje per ta diskretituar parlamentin e krimit! Fyhem pa mase kur me thone qe une jam pjese e opozites se re! Opozita e re eshte nje trillim, nje mjerim, nje turp! Janë ca vartes te Kaloresit te Rilindjes se krimit dhe Tao taos! Ata nuk bejne opozite! Ata jane te lumtur kur Kaloresi deshtak me Ertv -ne e tij u permend emrin! Ata jane te lumtur te perdoren e te turperohen kunder presidentit te republikes! Sigurisht janë të pakt nga opozitë e re që kanë dinjitet,intrigitet dhe vota.Ky paralament po merr fund! Ne grahmat e fundit eshte ai bashke me kalorësin deshtak qe enderron te behet despot! Fundi i tij do jete dite e bukur per shqiperine, se bashke me te do te varroset opozita e emeruar, ajo qe shitet e blihet, ajo qe tradheton cdo gje e gjithmone! Opozita e vertete eshte e vetmja shprese! Shpresa po troket dhe per pak do jete realitet! Shqiperia lufton per demokraci! Une jam ushtar i saj , cdo dite e ne cdo beteje! Me 30 qershor nuk ka zgjedhje sepse shqiptaret nuk duan mesjeten tiranike por te ardhmen europiane! U bej thirrje vartesve te Kalorësit deshtak te Rilindjes Se krimit dhe Tao taos , mos u ndyni kaq shume, se ju duhet te dilni prape ne rruge pa police, mos u beni pjese e skenarit per te turperuar vendin , e kam fjalen per te ashtuquajturen opozite te re, duke shkaterruar kushtetuten kunder presidentit! Nderin e keni humbur po jeni ende ne kohe per te mos u mbuluar me turp gjithe jeten!Sot unë do jem në Protestë kundra zgjedhjeve të 30 Qershorit,kundra përplasjes civile,kundra instalimit të diktaturës.Shpërndarja e Parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme janë domozdoshmeri , me Qeveri teknike,ndryshim sistemi zgjedhor me standarte Europiane per të ardhmen e sigurt.Uragani popullore merr përpara dhe i çon në Surrel i mbyll ne bunkier Kaloresin deshtak,tao taon,ciu ciun dhe gjithë oligarket e krimit elektoral e shtetëror./gazetaexpress
Rike Roçi shijon ditët e verës me stil në natyrë – ndan foto...
Dita e tretë e Kupës së Botës për klube, Chelsea përballet m...
“Donte t’i helmonte fëmijët” | Vrasja e shqiptares nga ish b...
Berisha me grip, nuk shkon në SPAK
Ngritet aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve të KRM “Ambienti” në Pe...
370 raketa u lëshuan nga Irani drejt Izraelit që nga e premt...