Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 18-të e ka hapur debatin për miratimin e Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve, kumtoi sot qendra mediale e Qeverisë.
‘Në diskutimin e parë, është theksuar se është i nevojshëm koordinimi i mëtejshëm, me qëllim për të arritur mënyrën e zbatimit të zgjidhjes së ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjegjësisht të vërtetojnë kompetencat të cilët dalin nga ligji, duke u bazuar në dy organet të cilët janë formuar: Agjencia për pranimin e gjuhëve, si dhe Inspektoriati për përdorimin e gjuhëve”, thuhet në kumtesën qeveritare.
Poashtu në kumtesë thuhet se Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve pas konfirmimit nga jashtë, do të vendoset përsëri në agjendën ditore të ndonjë seance të ardhshme kuvendore, njofton AIM.
Përndryshe, ligji për përodorimin e gjuhëve, pritet të miratohet para zgjedhjeve lokale, duke u bazuar në deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev dhe zv.kryeministrit Bujar Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Presidenti shqiptar uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si k...
Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për ...
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...
“Qëndroni në ambientet e Kuvendit, sot votohet Qeveria...