Lagjja e Trimave po vazhdon t’i kthehet normalitetit, por familja e të arrestuarit Besnik Ajdini nuk po gjen shpresë për rimëkëmbje.
Dhimbjet e tyre janë shtuar edhe më tepër kur janë injoruar nga Komisioni për verifikimin e dëmeve, pasi shtëpia e tyre nuk është vlerësuar.
Bashkëshortja e Besnikut, Luljeta dyshon se Komisioni me qëllim nuk ka bërë vlerësimin e dëmit në shtëpinë e tyre, njofton AlsatM.
“Nuk e kanë vlerësuar shtëpinë”.
“Kanë ardhur njerëz dhe na kanë vizituar, mirëpo me pyet se a kanë vlerësuar diçka, nuk kanë pyetur. Kjo nuk ka mbetur për të jetuar, por nga zori do të qëndrojmë”.
“Shkaku se burri në burg, për atë nuk e kanë vlerësuar. Ata vetë na e bënë dëmin, vetë e morën Besnikun, gjithçka tjetër bëjnë si donë vetë”, tha Luljeta Ajdini, Bashkëshortja e Besnik Ajdinit.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj