Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) miratoi sot një seancë ndërprerjen e veprimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që ishin caktuar më 12 prill, pas hyrjes në fuqi të dekratit me fuqi ligjore të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Ndalohen të gjitha aktivitetet dhe veprimtaritë e mëtutjeshme të Komisioneve Komunale Zgjedhore. Të gjitha veprimet zgjedhore të ndërmarra deri më 22 mars 2020 konsiderohen të vlefshme. Të gjitha veprimet e mbetura që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor do të parashikohen në orarin e rishikuar që KSHZ-ja do të miratojë menjëherë pasi të largohet gjendja e jashtëzakonshme me miratimin e një dekreti të ri qeveritar për zgjatjen e procesit zgjedhor”, tha kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski.
Derkoski gjithashtu theksoi se KSHZ do të ruajë dhe sigurojë dokumentacionin zgjedhor deri në zhvillimin e aktiviteteve zgjedhore.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, siç shpjegoi ai, menjëherë pas ndryshimit të situatës, pra pas miratimit të dekretit të ri të Qeverisë për vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore do të duhet të sjellë një orar të rishikuar për zgjedhjet.
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin