Deri më 14 mars të këtij viti kur edhe zyrtarisht përfundoi kontrollimi në Listën Zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet komunale për komunat e Ohrit, Novo Sellos dhe Dibrës që do të mbahen më 21 prill, kontroll kanë kryer 53.972 qytetarë, ndërsa për 517 është marrë vendim për regjistrim në Listën Zgjedhore, për 412 për fshirje dhe ndërrim i të dhënave në Listën Zgjedhore është kryer për 129 persona.
Siç njoftojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ), vetëm një qytetar me vendbanim të pavlefshëm ka kryer kontroll në Listën Zgjedhore, përcjell telegrafi maqedoni.
Kontrolli publik në Listën Zgjedhore zgjati nga 23 shkurti deri më 14 mars i këtij vitit. U realizua në repartet dhe zyrat e KShZ-së dhe në 46 zyra të vendosura te njësitë e vetëqeverisjes lokale.
Sipas KShZ-së, kontrolli ka kaluar pa asnjë problem në procedurë të rregullt sipas udhëzimeve të dhëna nga KShZ-ja.
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...