Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) planifikon për aktivitetet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit të harxhojë 571.500.000 denarë (9.292.683 euro).
Prej tyre, pjesa më e madhe rreth 400 milionë denarë (6.504.065 euro), janë planifikuar që të harxhohen për financim të fushatës mediatike të partive politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare, njofton Portalb.mk.
“Për këtë qëllim, në zgjedhjet presidenciale janë harxhuar rreth 3.8 milionë euro. Tani në buxhetin janë parashikuar diçka mbi 233 milionë denarë, por në zërat tjerë kemi rezerva, që të plotësohen diku rreth 400 milionë denarë. Vlerësoj se ndoshta do të ketë nevojë që të plotësohet ky zë, por do të tentojmë që atë ta bëjmë me ridestinim të zërave të mbetura ku do të kursejmë”, tha kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski, në seancën e Komisionit, në të cilën është miratuar edhe Plani për furnizime publike në lidhje me funksionimin e rregullt të Komisionit, por edhe për realizimin e aktiviteteve zgjedhore.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin