Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi edhe këtë vit vazhdoi me traditën veç më të vendosur të dhurimit të pakove për Vitin e Ri në formë të pakove joushqimore, respektivisht me material edukativ dhe pakove ushqimore për nxënësit në Shkollën e Veçantë Fillore “Idnina” në Shkollën e Veçantë Fillore “Dr. Zllatan
Sremac” dhe fëmijëve të sëmurë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, Reparti i Onkologjisë.
Siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit Xhaferi, shoqërimi me fëmijët nga “Idnina” dhe “Dr. Zllatan Sremac”, të cilët janë të mrekullueshëm në veçantinë e tyre, në mënyrë të pashmangshme nxit buzëqeshje në fytyrën e secilit, ndërsa të jesh me fëmijët trupat e brishtë e të cilëve ballafaqohen me sfida të vështira, rikujton se sa në esencë janë të mëdha dhe të guximshme zemrat e tyre ndërsa dora e zgjatur, përqafimi i ngrohtë dhe dhënia e shpresës duhet të jetë mënyrë e jetës për të gjithë ne.
“Fëmijë të dashur, ju uroj shëndet të mirë, shumë buzëqeshje të lumtura dhe realizim të dëshirave dhe ëndrrave tuaja, Gëzuar Viti i Ri!”, uroi Xhaferi.

Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...